I dënuar për drogë, ndërron jetë në Spitalin e Rrogozhinës 43-vjeçari

I dënuar për drogë, ndërron jetë në Spitalin e Rrogozhinës 43-vjeçari

Një i dënuar për drogë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Rrogozhinës.

Bëhet fjalë për 43 vjeçarin Erlad Helshani nga Kavaja, i dënuar me 4 vite dhe 8 muaj burg për prodhim të lëndëve narkotike, i cili u gjet pa ndjenja mëngjesin e së hënës nga të dënuarit e tjerë në burg teksa po lahej në dush.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, Helshani ndërroi jetë në Spitalin e Rrogozhinës.

Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. 

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës. Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike. 

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes së të ndjerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy