Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka cilësuar lapsus futjen e Reformës në Drejtësi në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Ai tha për mediat se shumë shpejt Kuvendi do të sqarojë çdo keqkuptim.
Për Vasilin nuk ka rëndësi nëse Reforma në Drejtësi miratohet në fund të qershorit apo në fillim të muajit korrik, ai theksoi se sesioni parlamentar duhet të përfundojë me miratimin e saj.



