Nga e hëna në përdorim testi i shpejtë/ Bino: Funksionon për pesë ditët e para të infektimit

Nga e hëna në përdorim testi i shpejtë/ Bino: Funksionon për pesë ditët e para të infektimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se nga dita e hënë në vend do të jetë e mundur kryerja e testit të shpejtë, ose ndryshe testit me antigen, për koronavirusin. Ajo bëri të ditur se aktualisht janë në dispozicion 100 mijë teste, ndërsa do të blihen edhe 300 mijë të tjera. Ndërkohë shefja e departamentit të epidiomologjisë në ISHP, Silva Bino, bëri edhe shpjegimet se si ky test funksionon:

“Deri më tani kemi kryer identifikimin e rasteve ndërmjet testve të PCR. Pra eshte testim molekular, ndërsa testi i shpejë identifikon atnigenin. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese.

Ajo që është e rëndësishme është se ky test duhet të kryhet brenda 5 ditëve të para, kur ka virolencë të lartë. Pas 5 ditësh do të ofrohet testimi me PCR, ashtu siç ishte edhe më parë. Testi i ri ka nje eficencë 100%. Nuk ka nevojë për përsëritje të tij.

Ky test ta jep përgjigjjen brenda 30 minutave. Të ndihmon për t’i ofruar shërbimin pacientit. Po kryhen trajntime në lidhje me testet, i cili është i aprovuar nga OBSH por edhe në Amerikë. Këtu do të behet edhe demostrime live për ta parë se si funksionin,”-përfundoi Bino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy