
Eksperti i Ekonomisë, Rezart Prifti, në studion e ‘MCN Ekonomi’ ka komentuar lidhur me masat për kursimin e energjisë elektrike për të cilin u shpreh se masat tek ne vijnë në momentin e fundit si rezultat i keqmenaxhimit të shtetit.
Ai tha se kjo situatë nuk erdhi një ditë të bukur por ka qenë si rezultat i një degradimi të vazhdueshëm. Sipas tij menaxhimi në vendin tonë është nul, dhe kjo paaftësi e shtetit bie mbi kurrizin e taksapaguesve.
Ne ua hedhim fajin gjithmonë të tjerëve sa herë na ndodh diçka, por gjithmonë masat vijnë në momentin e fundit dhe që ne e shtymë më pas barrën tutje. Kjo nxjerr në pah mungesën menaxheriale të shtetit dhe kjo nuk ka ardhur një ditë të bukur. Ne gjykojmë aktet dhe harrojmë që gjërat janë në proces, ky ka qenë proces degradimi i vazhdueshëm nuk u gjendëm në një ditë të bukur në këtë situatë. Pastaj thonë se do fiken dritat në autostradë, por cila autostradë në Shqipëri ka drita, vetëm një ka, pjesa tjetër jo, kështu që i bie që ti do fikësh dritat vetëm në Tiranë.
Kur ti jep një masë të tillë që arrin në një pikë qesharake atëherë ti nuk di dhe nuk dëgjon, ti nuk ke ekip dhe nuk mund të nxjerrësh masa të tilla pa nxjerr një analizë aty. Menaxhimi në vendin tonë është nul, zero dhe jo vetëm këtu por në çdo fushë e kemi këtë dhe habia është se nuk bëjmë një diagnostifikim të situatës që të dalim me një plan masash në fund të ditës. Qeveria del me parulla që ne do bëhemi superfuqi energjitike dhe do eksportojë hajt ishalla. Bizneseve ju tha do paguani çmim tregu po ne s’kemi treg njëherë, cili është çmimi tregut. Pra e gjithë kjo paaftësi e shtetit bie në kurrizin e taksapaguesve.



