Drejt zgjidhjes misteri i materies dhe antimateries

Drejt zgjidhjes misteri i materies dhe antimateries

Një element më shumë për t’i dhënë përgjigje një misteri shumëshekullor. Pse në univers ka më shumë materie se antimaterie? Një përgjigje e pjesshme mund të gjendet në studimin e kryer nga fizikantë të Universitetit të Skocisë Perëndimore.

Në studimin e botuar në revistën shkencore “Nature Physics”, fizikantët kanë zbuluar se një nga izotopet e elementit torium ka bërthamën më të dendur, e cila ende nuk është analizuar në detaje. Bërthamat e ngjashme me torium-228 tani mund të përdoren për të kryer teste të reja, të cilat shpresohet se mund të japin një përgjigje për materien dhe antimaterien.

Fizika shpjegon se universi është i përbërë nga grimca themelore siç janë elektronet, të cilat gjenden në çdo atom. Modeli Standard, teoria bazë me të cilën fizikantët shpjegojnë vetitë nën-atomike të të gjithë materies në univers, thotë se çdo grimcë themelore mund të ketë një antigrimcë të ngjashme. Të gjitha antigrimcat, që janë pothuajse identike me homologet e tyre të materies, përveçse mbajnë ngarkesë të kundërt, njihen si antimaterie.

Sipas Modelit Standard, materia dhe antimateria duhet të ishin krijuar në sasi të barabarta në kohën e shpërthimit të madh që qëndron në origjinë të universit (Big Bang), megjithatë universi ynë është i përbërë pothuajse tërësisht nga materia.

Në teori, një moment elektrik dypolësh (EDM) mund të lejojë që materia dhe antimateria të shkatërrohen me ritme të ndryshme, çka shpjegon edhe asimetrinë e materies dhe antimateries në univers.

Bërthamat në formë dardhe janë propozuar si sisteme fizike ideale në të cilat të kërkohet ekzistenca e një EDM në një grimcë themelore, si elektroni. Forma e dardhës do të thotë që bërthama gjeneron një EDM dhe këtë e bën duke i shpërndarë protonet dhe neutronet në mënyrë jo të njëtrajtshme në të gjithë vëllimin bërthamor.

Përmes eksperimenteve të kryera, studiuesit kanë zbuluar se bërthamat në atomet e torium-228 kanë formën më të theksuar të dardhës që është zbuluar deri më tani. Si rezultat, bërthamat si torium-228 janë identifikuar si kandidatët idealë për të kërkuar ekzistencën e një EDM-je.

Eksperimentet filluan me një mostër të torium-232, i cili ka dhjetëra miliarda vjet jetë, që do të thotë se shkatërrohet shumë ngadalë. Zinxhiri i shkatërrimit të kësaj bërthame krijon gjendje të të nxitur mekanike kuantike të bërthamës torium-228. Gjendje të tilla avancojnë brenda nanosekondave të krijimit, duke lëshuar rrezet gama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy