Milo: Simitis, modeli i urtësisë në politikë. U solidarizua me shqiptarët e Kosovës në luftën e ‘99-s

Milo: Simitis, modeli i urtësisë në politikë. U solidarizua me shqiptarët e Kosovës në luftën e ‘99-s

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e cilëson model të urtësisë politike ish-kryeministrin grek, Kostas Simitis, i cili u nda nga jeta sot. Në një mesazh, Milo shprehet se Simitis ishte politikani që udhëhoqi Greqinë në modernizimin e saj. Në mënyrë të veçantë, Milo thekson solidaritetin e Simits me shqiptarët e Kosovës gjatë luftës në vitin 1999.

“Sot Greqia dhe politika greke humbën një personalitet shumë të shquar të tyre, Kostas Simitis, ish-kryeministër, një nga themeluesit dhe ish-kryetar i PASOK-ut. Ai ishte modeli i urtësisë politike dhe politikani që e udhëhoqi Greqinë në modernizimin e saj. Kostas Simitis ishte një mik i çmuar i popullit shqiptar. Ai bëri më shumë se çdo kryeministër tjetër grek në historinë bashkëkohore për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. U tregua solidar me të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe u erdhi në ndihmë mijërave prej tyre që u shpërngulën me dhunë në Shqipëri gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.”

Simitis u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit në moshën 88-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy