Votat demokrate për Ruçin, Duma: Është manipulim

Votat demokrate për Ruçin, Duma: Është manipulim

Deputetja demokrate, Grida Duma, ka komentuar rrjedhjen e votave nga PD-ja për miratimin e emrit të Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Kuvendit. Në një intervistë për “Orën”, Duma, e cila mban detyrën e zëdhënëses së PD-së, e quajti votimin një manipulim.   

“Vazhdoj të them qartësisht dhe pa asnjë ekuivok që manipulim për mua është një bashkësi e gjerë, që përfshin edhe shitblerjen edhe rrjedhjen e votave. Me kaq mbyllet ky diskutim!”, tha ajo.

Duma tha se mbetet në dorë të grupit parlamentar vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me votimin.

“Mbetet vendim i grupit. Të gjitha alternativat janë diskutuar dhe janë matur në raport me mundësinë për ta realizuar këtë”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy