Shkaktoi aksident me 1 të vdekur e 8 të plagosur, arrestohet 45-vjeçari

Shkaktoi aksident me 1 të vdekur e 8 të plagosur, arrestohet 45-vjeçari

Tre drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit. Mësohet se një prej tyre u arrestua për shkak të përfshirjes në një aksident rrugor, ndërsa dy të tjerët drejtonin mjetin në gjëndje të dehur.

Konkretisht, shtetasi H.Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, duke trejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” e më pas është përplasur me një autobus.

Për shkak të përlasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit “Volkswagen” shtetasi F.Xh., 59 vjeç, ndërsa janë plagosur 8 persona të tjerë, pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen” dhe autobus. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në Durrës janë arrestuar dy drejtues mjetesh, A.Ç 28 vjeç dhe Z.M., 56 vjeç.

Të dy banues në qytetin bregdetar. Këta shetas janë arrestuar pasi janë konstatuar nga policia se drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy