
Dy të rinj janë arrestuar natën e ndërrimit të viteve pasi janë kapur me armë zjarri me vete.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27 vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Të rinjtë qarkullonin me armë zjarri kallashnikov në automjet, si dhe municion luftarakë.
“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit Forca e Posaçme "Shqiponja" në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Range Rover", me drejtues shtetasin A.Sh., dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit ".



