Galdini shpall kandidaturën për kryetar bashkie: Na duhen 3500 firma mbështetëse përballë "regjimit trepalësh" (VIDEO)

Galdini shpall kandidaturën për kryetar bashkie: Na duhen 3500 firma mbështetëse përballë "regjimit trepalësh" (VIDEO)

Në zgjedhjet e ardhme vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm, synimin për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës e ka prezantuar edhe kryetari i Lëvizjes së Re, z. Arian Galdini.

Në studion e “MCN live”, Galdini bëri të ditur se LRE nis fushatën sensibilizuese për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse të qytetarëve të Tiranës sepse LRE dëshiron që kandidati i saj të jetë kandidati i qytetarëve.

Sipas tij, ata gjenden përballë një regjimi trepalësh që nuk duan futje të reja të akterëve politik në skenën politike në vend.

Hyrjen tonë në zgjedhje ne e kemi si partia e qytetarëve të ndershëm e të thjeshtë me kandidatët e qytetarëve të mbështetur nga firmat e qytetarëve. ne si LRE do të përpiqemi të mbledhim 3500 firma mbështetëse të qytetarëve që në garën për Bashkinë e Tiranës të jetë edhe alternativa e qytetarëve edhe kandidati i qytetarëve.

Do të bëjmë gjithë sa mundemi që ti mbledhim 3500 firmat. Nëse ia dalim mbanë, atëherë unë do të jem kandidati i LRE dhe i qytetarëve për Kryetar Bashkie i Tiranës.

Në vijimësi të kësaj, ne duam të vazhdojmë procesin dhe kandidimi për Tiranën, është rrugëtimi ynë i përballjes. Ne e dimë se jemi përballë një regjimi trepalësh, sepse janë tre partitë më të mëdhaja.

Ky regjim nuk do të lejoj që aktor të rinj të hyjnë në këtë fushë, dhe prandaj ne synojmë të përballemi me ta, për të treguar se ka një parti në Shqipëri që nuk merr leje nga ta.

Praktikisht publikut i është mohuar e drejta që të jetë zgjedhës, dhe ne kemi vendosur që të hyjmë në këtë garë jo se kemi dëlirin për të fituar por të fitojmë terren përmes përballjes me ta.

Galdini, thotë se garën e vetme e ka me kryetari aktual të Tiranës, porse sipas tij, kandidatët e PD, nuk janë asgjë, veçse kandidatë që ai i quan të nivelit të “mësonjëtores”.

Sipas tij, me këta kandidatë nuk fitohet Tirana, dhe në këtë kontest ai fton qytetarët që nuk ndjehen në shumicën e tre partive që të votojnë LRI.

PD ka kandidatë mësonjëtoreje, kandidatë që po mësohen për të mësuar, që ndoshta do arrijnë diçka kur të rriten, nuk kanë kandidatë real.

Këtu s’po flas asgjë për individët e tyre, mund të jenë të respektueshme, por në kuptimin e sfidantit politikë janë kandidatë mësonjëtoreje. Më vjen keq që PD ka arritur në këtë nivel që mjafton të hyjë në garë, dhe nuk shikon se faktikisht ka një varfëri të madhe në potencialet që ajo ofron.

Populli opozitar  duhet të akumuloj fuqi mundësisht fituese mbi Veliaj, por ai nuk mundet me kandidatë mësonjëtoreje.

Sepse këta kanë luftë të dakordësuar dhe kanë paqe të dakordësuar, mënyra se si këta e ndajnë publikun, është logjika e trinçeve, e llogoreve, ti o je në këtë triçe, këto llogore, je në këtë tjetrën.

Dhe kush përpiqet të jetë një zë i pavarur, këta menjëherë thotë është i shitur, do na marri votat. Dhe unë dua tu çliroj nga kjo gjë, dua ti them qytetarëve të Tiranës, që nëse ndjeheni shumicë qytetarë llogoresh, votoni për ta, por ama kush është qytetar që e ndjen veten jashtë llogoreve, le të votojë për LRE, pra ne duam të identifikuar për këtë parti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy