Nga modele në mbulimin me hixhab, rrëfehet vajza me maskë

Nga modele në mbulimin me hixhab, rrëfehet vajza me maskë

Sara e njohur si vajza me maskë në TikTok, kuriozon njerëzit në rrjetet sociale për shkak se 26-vjeçarja korçare mban edhe hixhab, gjuan me armë për shkak të pasionit për sportin e qitjes por edhe grushton.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se në adoleshencë ka qenë modele dhe e pasionuar pas modës, gjë që e ka dhe tani, por se vendimi për tu mbuluar i erdhi në shkollën e lartë.

Drupal Ad

Mbulimi me maskë erdhi pasi përveç pjesës që reklamoj në TikTok ka dhe një jetë personale dhe unë dua të tregoj vetëm aq.

Për shkak të besimit tim është mirë që të mos reklamohem shumë.

Jam ndjerë shumë më e mirë me hixhab, edhe më e fortë madje. E kam vendosur 21 vjeç.

Vendosja e hixhabit ka ardhur surprizë për familjen time. Se më pëlqente moda, udhëtimet.

Në universitet, një mik shumë i mirë më ka dhuruar Kuranin, dëgjoja Ahmed Kalanë, Elvis Naçin dhe çdo gjë që ata thoshin gjeja veten.

Isha jashtë Shqipërie kur e mora hapin për tu mbuluar. Në familje nuk kam asnjë të mbuluar, por besojnë në të njëjtin Zot, agjërojnë.

Familja më pyeti nëse do e mbaja gjithë jetën dhe unë pohova. Por më thanë nuk ka mundësi! Fatmirësisht familja më mbështet për çdo lloj gjëje.

Tani më thonë se nuk të shohim dot pa shami. Mendoj se jam një person që dua më të mirën në atë që bëj, edhe maskën e kam krijuar vetë, për të qenë e veçantë.

Kam pasur një sërë komentesh që më thonë je myslimane, ti po përfaqëson apo dëmton femrën myslimane.

Unë jam myslimane dhe do doja shumë që njerëzit ta dinë se sa besoj dhe sa e devotshme jam.

Maskën e kam vënë si një lloj mbrojtjeje, se nuk do të doja të njihesha nga të gjithë dhe të thoshin o kjo vajza që gjuan me grushte.

Videoja më viralë është ajo ku kam gjuahtur me grusht, aty ka shumë nga komentet.

Do të doja shumë të mos iu isha përgjigjur, por natyra s’më lë. Jam marrë me basketboll, kick boks, pompa.

Në adoleshencë jam marrë dhe me modelim.

Dua të tregoj se një femër me hixhab nuk është e brishtë dhe tkurrur nga jeta, por mund të jetë krejt e kundërta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy