Një 62-vjeçar me iniciale S.Z është rrëzuar aksidentalisht teksa po kryente disa punimeve në katin e parë të një pallati në Sarandë.
Mësohet se 62-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi: Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Nr. 1”, dyshohet se gjatë kryerjes së disa punimeve (lyerje) në katin e parë të një pallati, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi S. Z., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



