
Nga studio e MCN Live analisti Lorenc Vangjeli komentoi për buxhetin e vitit 2023 për të cilin u shpreh se duhet të mblidhen të gjitha kapacitete e vendit dhe se ai është një buxhet krize globale.
Ai tha se investimi më i mirë do ishte nëse do merrnin disa mendje të zgjuara nga jashtë, ndërsa shtoi se buxheti tenton të krijojë mburoja te shtresat në nevojë.
Buxheti është një nga aktet më të rëndësishme të qeverisë, momenti kur rrëfehet se do shpenzohet totali i buxhetit dhe është një sipërmarrje e jashtëzakonshme ashtu siç thotë dhe prapë e kanë të pamundur ta bëjnë të vetën. Ky është bilbili i alarmit kombëtar për të mbledhur të gjitha kapacitete e mundshme shkencore që ka vendi dhe do ishte investimi më i mirë nëse do merrnin disa mendje të zgjuara nga jashtë. Duke ardhur te buxheti i këtij viti duhet të kemi parasysh se ai po zhvillohet në shenjën e luftës, është buxhet emergjence në një kohë krize globale. Është buxhet krize të pandemisë dhe shenjen e të panjohurës se sa kohë do të zgjasë, kemi një treg të çmendur. Është buxhet që tenton të krijojë mburoja te shtresat në nevojë. Aftësia blerëse e shqiptarëve ka rënë, është për të mbrojtur familjet në nevojë, dmth ata me të ardhura të ulëta.
Sa i përket çmimit të energjisë, Vangjeli tha se e shesin si një nga fitoret, por lind pyetja se shtetit për shkak se nuk i funksionojnë të gjitha institucionet po bën një zgjidhje që duket në dukje e mirë por nuk është.
Sa kohë do e shtysh me një mall që kushton shumë herë më shtrenjtë dhe ta shesësh lirë. Ideale do ishte sipas çmimit të tregut dhe sot dhe gjithë ditën askush se di se sa është kostoja e një kilovati orë. Sa për gjuhën e Ramës është tjetër histori, gjuha është stili dhe stili është njeriu. Nëse largon ngarkesat e forta dhe Rama këto i ka si karrema që njerëzit të merren me frazat e tij dhe jo me thelbin.



