“Tri format e mendimit”/ Arben Imami tregon dallimin mes shkencës, filozofisë e religjionit

“Tri format e mendimit”/ Arben Imami tregon dallimin mes shkencës, filozofisë e religjionit

Ish-aktori dhe politikani Arben Imami foli në emisionin “Scrolling” në Mcn Tv mbi librin e tij studimor “Tri format e mendimit”.

Ai dalloi tri forma kryesore të besimit, që janë ai empiriko-racional, pseudo-empirik dhe ekstra-empirik. 

Teza ime kryesore është një konstatim që nuk ka nevojë për t’u provuar. Unë diktoj, unë dalloj, unë shoh tri lloje besimesh. Empiriko-racional, pseudo-empirik dhe ekstra-empirik. Mitologjia është pseudo-empirike, racionaliteti është empiriko-racional, religjioni është ekstra-empirik. Pothuajse gjithçka që ne mendojmë janë besime. Brenda volumit të besimeve mund të dallojmë tre lloje të besimeve, racional-empirik, pseudo-empirik dhe ekstra-empirik. Tre produktet tona kryesore kulturore kalojnë nëpërmjet atyre formave të mendimit që mbështetet te këto besime. Forma religjioze na jep religjionin. Forma racionale na jep shkencën dhe filozofinë. Diferenca midis filozofisë dhe shkencës qëndron në diferencën midis produktit epistemik, që në rastin e shkencës është njohje dhe në rastin e filozofisë është kuptim mbi botën. Të njëjtën gjë bën mitologjia dhe religjioni. Shkenca përkufizon dhe bën klasifikime. Mitologjia është besim pseudo-empirik për të shpjeguar botën. Thelbi është që mitologjia mbështetet në esenca, thelbi është epistemik, dhe mbështetet në besimin pseudo-empirik”.

Duke cituar kapituj nga libri i tij, Imami vuri në dukje se përmes shkencës njohim, por ajo nuk na bën të kuptojmë, sikurse mitologjia dhe religjioni.

Në shkencë provojmë të vërteta të shprehur në ligjësi dhe formula matematikore. Problemi është a mund të flasim për botën dhe për një shkak fillestar të botës. Nuk mund të flasim po njësoj sepse bota mund të mos ketë shkak. Nëse nuk ka një shkak nuk mund ta njohësh atë. Shkenca nuk na jep kuptimin e botës. Kuptimin e botës na i japin tre të tjerat. Ku është ndryshimi mes shkencës dhe filozofisë, kuptimi dhe njohja. Shkenca na njeh, por nuk na bën të kuptojmë, religjioni po ashtu na bën të kuptojmë, mitologjia na bën të kuptojmë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy