PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore. Kërkesa është bërë nga 10 deputetë të grupit parlamentar të PD.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka caktuar si udhëheqës së grupit të punës, nënkryetarin e partisë, Enkelejd Alibeaj. Më parë ky post i ishte deleguar Oerd Bylykbashit.

Përmes kësaj kërkese, PD-ja kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor.

Kjo për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

Gjithashtu PD-ja, ka kërkuar që të formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

Kërkesat e PD:
1. Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.
2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.
3. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.
4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy