“Veriu”/ Kuçi: Reagimi i Shqipërisë shumë i vonuar, rol të ftohtë ndaj Kosovës

“Veriu”/ Kuçi: Reagimi i Shqipërisë shumë i vonuar, rol të ftohtë ndaj Kosovës

Analisti Gurakuç Kuçi thotë se ndërkohë që barrikadat ndodhen në ditën e 19-të të tyre, KFOR ka kërkuar kohë për heqjen e tyre, ndonëse prania e tyre rrit tensionet në Veri të Kosovës.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, për lirimin në “arrest shtëpie” nga gjykata të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, ai tha se qeveria ka deklaruar se janë befasuar me vendimin e gjykatës për kalimin e tij në “arrest shtëpie”.

Por Kuçi shtoi se i duket më tepër si vendim taktik se sa nuk ka qenë e njoftuar qeveria e Kosovës apo se një vendim i tillë mund të ketë ardhur nga ndërhyrja e ndërkombëtare për lirimin e Pantiç, në mënyrë që të mos shkohet drejt një konflikti më të nxehtë.

Lidhur me faktin se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një deklaratë nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë që dënonte tensionet në veri të Kosovës, Kuçi e cilësoi tejet të vonuar

Edhe shtete shumë të largëta kanë bërë reagime më të shpejta se sa Shqipëria. Nuk është faji i Shqipërisë, por i politikanëve në dy anët e vendeve.

Ky reagim ishte shumë i vonuar dhe në vend të kërkonte nga Serbia masa të menjëhershme për largimin e barrikadave, shkëputje të marrëdhënieve të ndryshme dhe të dilte në Ballkani i Hapur, vetëm e dënoi.

Shqipëria duke mbajtur një rol kaq të ftohtë ndaj Kosovës, po ndikon që të shtrihen planet ruse në Ballkan. Këto janë gabime që Serbia po i shfrytëzon për interesat e veta.

Duhet parë roli i qeverisë së Kosovës që të mos ketë marrëdhënie kaq të ftohta me Shqipërinë, se duhet të jemi të bashkuar dhe jo të na ndajë gjithkush.

Ballkani i Hapur e ka humbur kuptimin e vetë, sidomos nga marrëveshjet e arritura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nismat e vërteta janë ato që iniciohen nga SHBA dhe BE dhe shqiptarët duhet të futen me politikë të njehsuar dhe jo me faktorë të tjerë që janë kundër shqiptarëve.

Projektet e Serbisë dhe të Rusisë janë të përbashkëta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy