Andrew Tate letër kërcënuese ndaj gruas që e paditi në polici

Andrew Tate letër kërcënuese ndaj gruas që e paditi në polici

Influenceri i njohur, Andrew Tate ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundrejt njërës prej grave që e kanë akuzuar për trafikim njerëzor dhe tentativë përdhunimi.

Avokatët e gruas në SHBA thonë se një letër u dërgua nga një firmë ligjore amerikane në dhjetor, në emër të Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan.

Letra kërcënonte se do të padiste gruan dhe prindërit e saj për 300 milionë dollarë (249 milion paund) nëse ajo nuk tërhiqte deklaratat e saj. Një avokat i Tates tha se ata po ndërmerrnin hetime për akuzën e shpifjes.

Deklaruat në mënyrë të rreme se Klienti ynë ju ka trafikuar me qenie njerëzore, ju ka abuzuar dhe ju ka mbajtur kundër vullnetit tuaj. Ju keni përsëritur deklarata të rreme dhe shpifëse në polici për vëllezërit Tate"-thuhet në letrën që avokatët e influencerit të njohur kanë dërguar për njërën prej vajzave që e kanë akuzuar.

Andrew Tate

Andrew dhe Tristan Tate po mbahen aktualisht në paraburgim në Rumani, ndërsa policia heton akuzat për trafikim dhe përdhunim, të cilat të dy të arrestuarit i mohojnë.

Benjamin Bull, i cili punon për Qendrën Kombëtare për Shfrytëzimin Seksual thotë se klienti i tij është një dëshmitar kyç në hetim.

"[Ai] kishte për qëllim ndalimin e dëshmitarit nga sjellja e dëshmisë përpara në çdo procedurë. Ata duan që këto vajza të reja të mbyllen në një vrimë dhe të fshihen, të mos dalin kurrë përpara [ose] të përshkruajnë atë që panë dhe çfarë u ndodhi atyre. Është qartë një përpjekje për t'i frikësuar."

Avokatët e Tates kanë konfirmuar për BBC se letra është dërguar në dhjetor, si një çështje civile për shpifje në SHBA, por mohojnë çdo kërcënim. Hetimi mbi akuzat për përdhunim dhe trafikim besohet se mbështetet, të paktën pjesërisht, në dëshminë e gjashtë grave. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy