
Emanuel Macron është rizgjedhur president i Francës me 58.2% të votave të francezëve. Exit pollet e France 2 flasin për fitoren e Macron përballë rivales Marine Le Pen me 41.8% të votave.
Këto ishin zgjedhjet presidenciale me abstenimin më të madh në 50 vitet e fundit në Francë.
Përballja Macron-Le Pen ishte e dyta pas asaj të vitit 2017, e cila i dha kandidatit të qendrës mandatin e parë presidencial.
"Mund të kishim parë erën e re të lirisë të frynte nëpër Francë, por populli francez vendosi ndryshe", tha Marine Le Pen pas daljes së rezultateve të para.



