Vitet e fundit, këngëtarja Celine Dion ka ndryshuar tërësisht stilin e veshjes. 49-vjeçarja që gjatë karrierës së saj të gjatë në skenë nuk ka rënë në sy për ndonjë pasion të veçantë për modën, kohët e fundit e ka transformuar tërësisht gardërobën e saj.
Duket se gjithçka nisi në tapetin e kuq të Billboard Music Awards, në vitin 2016, kur ajo shkëlqeu me një fustan ngjyrë floriri nga stilisti rus Valentin Yudashkin dhe këpucë Saint Laurent.
Tashmë, arma sekrete e këngëtares është Law Roach, stilisti i Zendaya-s.
Në galerinë e mëposhtme janë veshjet më ekstravagante të stilit të ri të këngëtares kanadeze.



