Policia italiane ka publikuar dy video që tregojnë momentin e përplasjes së një helikopteri me një aeroplan të lehtë në Alpe, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti,kur vdiqën 7 persona.
Aksidenti ndodhi në afërsi të akullnajës Rutor në Luginën e Aostas, një rajon i vogël në veriperëndim të Italisë, rreth 80 km nga qyteti i Torinos.
Pamjet janë regjistruar nga dy kamera GoPro, të cilat kanë qenë duke filmuar në momentin e përplasjes dhe i kanë mbijetuar impaktit. Ato janë gjetur më vonë, pas shkrirjes së botës.
Në video shfaqet momenti i përplasjes dhe më pas moment kur mjeti përplaset në tokë. Katër gjermanë, një belg, një shtetas francez dhe një italian vdiqën në aksident.



