“Erdhi me vonesë sepse kishte qenë tërë natën në kazino!”, Tarifa rrëfen episode të sikletshme me Nanon në SHBA

“Erdhi me vonesë sepse kishte qenë tërë natën në kazino!”, Tarifa rrëfen episode të sikletshme me Nanon në SHBA

Profesori Fatos Tarifa duke folur në emisionin “Arnautistan”  për librin e tij “Afrimi i madh” tregoi momente të sikletshme nga vizitat e Nanos në SHBA.

Një episod i sikletshëm ishte kur Nanon përdorte termin “negër” para kongresmenëve.

Ndërsa në një tjetër rast ai u vonua në një takim me studentët shqiptarë pasi kishte qenë gjithë natën në kazino.

Ndër kryeministrat, Nano ishte ai me të cilin kishe dëshirë të uleshe, zhvillonte bisedë të artikuluar, por edhe ai kishte huqet e veta. Një rast kryeministri Nano në një darkë me 10 kongresmenë përdori fjalën ‘neger’ në formë shakaje. Unë u shqetësova duke ditur sa diskriminuese ishte ajo fjalë. Përgjithësisht përdoret afro-amerikan ose black. Edhe pse i thanë mos e përdor, dhe fytyrat e tyre ndryshuan, ai e përsëriti për herë të dytë. Nuk e di përse e bëri. Ka pasur raste kur ish-Presidenti Moisiu nuk erdhi në një darkë, por shkoi diku me Mediun, për të cilën nuk kisha dijeni dhe më vuri në siklet me security. Priste që Nano të vinte në Boston që t’u fliste shqiptarëve në Universitetin Massachusetts. Erdhi të nesërmen në mëngjes me vonesë ku e prisnin 350 shqiptarë në një sallë, sepse kishte qenë tërë natën në kazino. Kjo bëri që të reagonin keq nga disa studentë shqiptarë Bostonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy