Kuvendi mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të votohen ministrat teknikë dhe anëtarët e opozitës për komisionet e vettingut. Seanca do të zhvillohet në orën 18, teksa do të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës, pas mëse 3 muajsh bojkot.



