E përditshma “Politico.eu” ka siguruar një draft-opinion, sipas të cilit Gjykata Superme në SHBA mund të shfuqizojë vendimin që mundëson abortin në SHBA.
Gjyqtari Samuel Alito vlerëson në dokument se vendimi i vitit 1973 është i gabuar. Vendimi lidhur me rastin pritet të bëhet me dije në fillim të muajit korrik.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Uashingtoni dhe Shtëpia e Bardhë lidhur me dokumentin e publikuar në media.
“Është koha për të rikthyer çështjen e abortit te përfaqësuesit e zgjedhur të shtetit”, thuhet në dokument.



