Franca dhe Belgjika kthejnë 30 azilkërkues në Rinas, Hajnaj: Në 3 muajt e parë rreth 4500 shtetas shqiptarë të deportuar

Franca dhe Belgjika kthejnë 30 azilkërkues në Rinas, Hajnaj: Në 3 muajt e parë rreth 4500 shtetas shqiptarë të deportuar

Një avion me 30 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika ka mbërritur në Rinas pasditen e sotme.

Ky numër e çon në rreth 5 mijë persona, numrin e atyre që janë deportuar nga vendet e BE-së duke nisur nga fillimi i janarit e deri më tani.

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e pranishme në Rinas, gjatë një pronocimi për median, ka theksuar Policia e Shtetit edhe për vitin 2018, do të vijojë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

Në kuadër të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit është e vendosur që të zbatojë me rigorozitet masat shtesë, deri në parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy