Vdes në moshën 96-vjeçare pa parë burgun "llogaritari Aushvicit", roli i tij në vrasjen e 300 mijë hebrenjve (VIDEO)

Vdes në moshën 96-vjeçare pa parë burgun "llogaritari Aushvicit", roli i tij në vrasjen e 300 mijë hebrenjve (VIDEO)

‘Llogaritari i Aushvicit’ ka vdekur në moshën 96-vjeçare para se të merrte dënimin me burg për përfshirjen e tij në vrasjen e qindra-mijëra hebrenjve.

Më korrik të vitit 2015, Oskar Groening u bë një nga njerëzit e fundit që u dënua për genocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata kishte dënuar me katër vjet burg ish-oficerin e njësive naziste SS, për pjesëmarrje në vrasjet në kampin famëkeq nazist Aushvicit.

Sipas "Daily Mail", ai ishte në spital kur vdiq dhe ende nuk kishte filluar dënimin e tij. 

His lawyer tried to get the former Nazi SS guard off on grounds of his age and ill health

Këtë muaj avokatët e tij bënë një ofertë të re për të shmangur që Groening të vuante dënimin e tij, pasi një vendim i mëparshëm u hodh poshtë në janar.

Revista gjermane Der Spiegel tha se Groening vdiq të premten, por autoritetet e burgut ende nuk kishin marrë një çertifikatë vdekjeje.

Ai nuk mori pjesë në asnjë vrasje, por u quajt "llogaritari" sepse puna e tij ishte të numëronte viktimat gjatë mbërritjes në kamp. 

Beteja e gjykatës së Groening ishin parë si një nga sprovat e mëdha të lidhura me Holokaustin, gjatë së cilës gjashtë milionë hebrenj u vranë nga regjimi i Adolf Hitlerit.

Oskar Groening, është akuzuar për deportimin e rreth 425.000 personave në kamp nga Polonia e okupuar, në mes të majit dhe qershorit të vitit 1944.

Padia ishte ngritur nga 55 njerëz, kryesisht të mbijetuar dhe të afërmit e viktimave.

Groening pranoi se ishte moralisht fajtor për punën që ai kryente në Auschwitz, ku përfshiheshin dërgimi i kartëmonedhave të gjetura në bagazhin e çifutëve në zyrat e SS në Berlin, ku ata ndihmuan për të financuar përpjekjet e luftës naziste.




 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy