“Ka vdek tani, sa vdiq”/ Zbardhen bisedat e grupit të Ines Hajrullës. SPAK zbarkon në Vlorë (VIDEO)

“Ka vdek tani, sa vdiq”/ Zbardhen bisedat e grupit të Ines Hajrullës. SPAK zbarkon në Vlorë (VIDEO)

Jemi në Vlorë, 6 shkurt i vitit 2021. Në një atentat mofioz ekzekutohet Gentian Qarri. Në drejtim të 40 vjeçarit u qëlluan më rreth 20 plumba duke e lënë të vdekur në vend. 

 

Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Viktima jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua.

 

Autorët u larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip “Toyota Yaris” që dyshohet se është e tyre dhe prej andej lajnë larguar me një makinë tjetër. Brenda automjetit është gjetur edhe arma që u përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit. 

 

Përtej raportimit që bënë mediat në atë kohë ekzekutimi i Qarrit kishte kohë që planifikohej në rrugët e qytetin e Vlorës. 

 

Një atentat i planifikuar në detaj, komunikime të koduara, persona të infiltruar dhe objektiv i ndjekur për ditë me radhë. Dosja hetimore për vrasjen e Gentian Qarrit zbulon mekanizmin e brendshëm të funksionimit të grupeve kriminale në Shqipëri, ku eliminimi i rivalëve nuk është një veprimi i momentit, por rezultat i një organizimi të gjatë dhe të mirë koordinuar, ku përfshihen dhjetëra persona dhe shumë para të paguara.

 

Provë kryesore e këtij hetimi janë komunikimet në Sky ECC mes Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, të cilët sipas Prokurorisë së Posaçme kishin rolin e organizatorëve dhe financuesve të atentatit. Nga lokalizimi i objektivit, ndjekja e tij për disa kohë, vendosja e GPS-it, koordinimi me ekzekutorët dhe monitorimi i policisë pas ngjarjes, çdo lëvizje është e menduar deri në detaj.

 

Madje edhe pas atentatit komunikimet tregojnë interesimin e tyre për ambulancën, postblloqet policore dhe konfirmimin final të objektivit, vdekjen e 40-vjeçarit.

 

Procedimi penal nr. 152 e vitit 2022 zbulon në mënyrë të detajuar mënyrën sesi u organizua atentati ndaj Gentian Qarrit, i njohur si “Geço”, një ngjarje që sipas hetuesve nuk ishte produkt i një konflikti spontan, por rezultat i një plani të gjatë, të strukturuar dhe të koordinuar në çdo hap.

 

Në qendër të dosjes qëndrojnë komunikimet në Sky ECC mes Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, të cilët sipas prokurorisë identifikohen si organizatorë, financues dhe porositës të atentatit. 

 

Që në bisedat e para duket qartë fiksimi për të lokalizuar anëtarët e grupit rival dhe krijimin e kushteve për ti ekzekutuar. Ata kërkojnë me insistim vendndodhjen e “Doqes”, Fatmir Hysenit, “Çipurit” Armendo Sulejmanit dhe veçanërisht të Gentian Qarrit.

 

Në një prej komunikimeve të 30 janarit 2021, Inez Hajrulla i dërgon Matodashajt informacionin që kishte marrë nga një burim, duke shkruar: “janë këtu ata miqtë vlla, Cipua, Doqa, Elius dhe një Geco”. Pak më tej ai shton: “gjeje Gecin”, duke treguar se ndër objektivët kryesor të tyre ishte pikërisht Gentian Qarri.

 

Në ditët që pasojnë, komunikimet bëhen edhe më intensive. Hajrulla paralajmëron Matodashajn të kufizojë lëvizjet, “kujdes mos dil fare vlla, janë gati ata rop… për dëm”. Në të njëjtën kohë, të dy flasin për nevojën për të gjetur banesat dhe pikat ku qëndronte grupi rival.

 

Ky episod tregon edhe informacionin që Hajrulla ka nga kampi rival, me persona të cilët i sjellin informacione në kohë reale mbi planet që grupi i “doqes” është duke bërë për eliminimit e anëtarëve kryesorë të grupit të Ines Hajrullës.

 

Nga bisedat kuptohet se kishin futur persona pranë grupit kundërshtar për të marrë informacion. Në një moment Matodashaj propozon një skemë manipulimi, një person i tretë duhet të afrohet tek rivalët duke u shtirur sikur ka konflikt me Hajrullën dhe Matodashajn, me qëllim fitimin e besimit dhe sigurimin e informacionit të brendshëm.

 

Në komunikimet e 2 shkurtit të vitit 2021, tensioni rritet ndjeshëm. Hajrulla shprehet i vendosur të vijë vetë në Shqipëri për të ndjekur nga afër situatën e cila kishte arritur një pikë vlimi, ku kërkohej me çdo kush eliminimi i njërit prej tre objektivave, “do vij aty pasnesër, të flasim”, shkruan ai.

 

Në këtë fazë, objektivi monitorohej vazhdimisht, Matodashaj njofton Hajrullës se kishte gjetur shtëpinë , ndërsa Hajrulla përgjigjet menjëherë me entuziazëm: “o zot i madh ishalla”. Pak më vonë ata diskutojnë hapur për vendosjen e GPS në automjet, një element që sipas hetimit përdorej për të gjurmuar lëvizjet e objektivit dhe për të përcaktuar momentin e goditjes.

 

Komunikimet tregojnë edhe ndarjen e roleve. Hajrulla jep orientime operative, ndërsa Matodashaj raporton nga terreni. Në një prej mesazheve, Hajrulla i shkruan: “mos dil, të lutem, mos dil”, duke treguar shqetësimin për ekspozimin e panevojshëm në momentet kur operacioni ishte në zhvillim.

 

Më 4 shkurt 2021 dy ditë para atentatit ndaj Gentian Qarrit, komunikimet e siguruara nga emisioni “Kronos” në MCN TV, të lënë të kuptosh se një atentat ishte shumë pranë realizimit. Në biseda përmenden armët, automjetet dhe ekzekutorët. Hajrulla shkruan: “këta janë gati”, ndërsa Matodashaj përgjigjet: “do ta bëjnë ata, ki besim”.

 

Jemi në datën 6 shkurt 2021, dita vendimtare, organizimi i atentatit ndaj Gentian Qarrit. Menjëherë pas atentatit ndaj Gentian Qarrit, dy organizatorët kalojnë në monitorim total të situatës. Ata ndjekin radion, postblloqet dhe lajmet televizive. Në një moment, Matodashaj shkruan “po atë e mori ambulanca”, ndërsa Hajrulla pyet vazhdimisht për gjendjen e viktimës pasi ekziston mundësia që Qarri ti ketë shpëtuar ekzekutimit.

 

Kur bëhet e qartë se 40-vjeçari ka ndërruar jetë, komunikimi ndryshon tërësisht mes të dyve. Matodashaj konfirmon se objektivi i tyre ka ndërruar jetë duke dërguar mesazhin, “ka vdek tani, sa vdiq”. Përgjigjja e Hajrullës është e ftohtë dhe tronditëse, “epo hajde, të puth mu n’b.. tani”, një reagim që sipas prokurorëve të SPAK shpreh qartë kënaqësinë për realizimin me sukses të planit.

 

Pas kësaj nis faza e zhdukjes së gjurmëve dhe pastrimit të çdo gjëje kompremtuese. Hajrulla udhëzon se duhet të hiqen kamerat ndërsa Matodashaj përgjigjet: “ok, stakoj ato kamerat”. 

 

Në komunikime ata diskutohet edhe djegia e automjetit të përdorur dhe shmangia e kontrolleve policore.

 

Nga tërësia e komunikimeve, hetuesit arrijnë në përfundimin se atentati ndaj Gentian Qarrit ishte produkt i një grupi të strukturuar kriminale i cili ka drejtues porositës, financues dhe organizator. Ata identifikuan objektivin, mblodhën informacionin, infiltruan persona tek rivalët, vendosën GPS dhe koordinuan punën me ekzekutorët.

 

Vrasja e Gentian Qarrit, ofron një pamje nga brenda grupeve kriminale dhe logjistikën që ata kanë në dispozicion për të bërë të mundur një atentat që mendohet në deri në detaje, në mënyrë që rezultati të jetë vetëm një, ekzekutimi i objektivit.

 

Në lidhje me vrasjen e shtetasit Bledar Birçaj të ndodhur më 10 maj të vitit 2021 në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj akuzohen për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen.

 

Ata dyshohet se survejuan me kamera lokalin “The Boss” në pronësi të Birçajt. Si dhe hartuan planin konkret se kur dhe ku do e vrisnin.

 

SPAK ka ngritur ndaj Hajrullës dhe Matodashaj akuzën e krijimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen e Bircaj, pasi aplikacioni i koduar Sky ECC u zbërthye një muaj përpara se të ndodhte vrasja e biznesmenit.

 

Por në bisedat kryesisht të Matodashaj, hetuesit kanë provuar se Birçaj është vëzhguar e përgjuar cdo moment nga kamerat që grupi kriminal kishte instaluar në lokalin e biznesmenit që ndodhet afër zonës së njohur si ‘7 pallatet Oslo’.

 

Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.”- Njoftimi i SPAK

 

Organizata të tilla kriminale nuk mund të jenë kaq efektive pa ndihmën e policisë dhe kjo dosje nuk mund të konsiderohej e plotë pa përfshirjen e efektiveve të policisë. 

 

Në qendër të kësaj pjese të hetimit është Rezart Kuçi, oficer i policisë gjyqësore, i cili sipas dosjes nuk rezulton njohje periferike e personave të përfshirë në botën e krimit, por si një person që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal me veprimet e tij.

 

Rezart Kuçi, gjatë një kontrolli policor gjen një celular dhe brenda tij evidenton fotografinë e një gomoneje. Në vend që fotografia të administrohej si provë, ai ja dërgon Ervis Matodashajt për verifikim nëse ajo gomone kishte lidhje me grupin e tyre.

 

Pasi Matodashaj i konfirmon se mjeti i përket një personi të afërt me të, përgjigjja e Kuçit është tronditëse për një funksionar policie, “ok, po heq fotot” i ktheu mesazh ai.

 

Sipas dosjes, kemi jo vetëm rrjedhje informacioni, por edhe ndërhyrje direkte mbi prova të një hetimi.

 

Ndërkohë, marrëdhënia me Ervis Matodashajn duket se është e konsoliduar, pasi Matodashaj i ka paguar Kuçit 1200 euro për rinovimin e aplikacionit Sky ECC, platformë e përdorur për komunikime të koduara. Në bisedë, Kuçi i shkruan: “fol çik me atë të Sky, se më mbyllet sot”, ndërsa pagesa sipas hetimit kryhet nga Matodashaj.

 

Në një komunikim tjetër, Kuçi tregon dijeni për një automjet që sipas tij përdorej për atentat. Ai shkruan, “u shkëmbeva me audin, me atë audin për atentat, që mban ti, me targa angleze”.

 

Kulmi arrihet kur ai njofton paraprakisht për kontrolle policore. Në një mesazh drejtuar Matodashajt shkruan “ik që aty o budall, se më kanë dhënë urdhër me ardh me ju, kujdes rrini serioz.

 

Rezart Kuçi largohet nga Shqipëria fillimisht për në Itali dhe më pas në Spanjë. Por me objektiv të qartë për t’iu futur vetë trafikun të drogës. Ai komunikon me një person i cili në këtë fazë nuk është identifikuar dhe i kërkon që ti gjejë një gomone që është në gjendje të madje 3 deri 4 tonë kanabis i cili do trafikohej nga Maroku drejt Spanjës.

 

Ata flasin se garancia me policinë dhe agjencitë e tjera është një persona që Rezart Kuçi e identifikon si spanjolli. Rezart Kuçi kërkon vetëm garanci për mjetin që të vij në Spanjë dhe puna është gjysmë për gjysmë me marokenin me nga 10 ton secili. 

 

Në qendër të këtyre komunikimeve qëndron Rezart Kuçi, i cili së bashku me Arben Memishajn dhe persona të tjerë të paidentifikuar diskuton hap pas hapi krijimin e një infrastrukture për transport detar. 

 

Personat nën hetim thotë SPAK kanë zhvilluar biseda të vazhdueshme me qëllim organizimin e trafikimit të lëndëve narkotike. Ata kanë siguruar blerjen e një gomoneve dhe motorëve lundrues, te përshtatshëm për transport ndërkombëtar në rrugë detare. 

Nga të dhënat e bisedave fokusi është dhe tek gjatësia së gomones dhe fuqia motorike. Ndër të tjera, personat nën hetim Rezart Kuçi, Arben Memishaj dhe një person i paidentifikuar kanë zhvilluar biseda dhe janë dakordësuar për mënyrën e pagesës dhe ndarjes së fitimit.

 

Gjithashtu, ata kanë shkëmbyer dhe fotot përkatëse të lëndës narkotike. Në vijim të hetimeve janë dokumentuar të dhëna për një episod të sekuestrimit të lëndës narkotike pjesëtarëve të këtij grupi kriminal, sekuestrim i ndodhur në Gjermani. 

 

400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit Rezart Kuçi, oficer policie dhe Arben Memishaj, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.

 

Gjithashtu, Rezart Kuçi, me detyrë punonjës policie, ka udhëtuar jashtë shtetit për të siguruar vend parkimi për gomonen, duke lehtësuar organizimin logjistik të aktivitetit kriminal. Veprimet janë kryer në koordinim të plotë dhe me ndarje rolesh. Nga këto veprime provohet ekzistenca e një bashkëpunimi të qëndrueshëm me qëllim përfitimi material përmes trafikimit ndërkombëtar të drogës. 

 

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit Flodian Plakut në bashkëpunim me Mendu Duka dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

 

Nga analizimi i bisedave në aplikacionin SkyECC ka rezultuar se Flodian Plaku ka qenë personi i cili ka krijuar kontaktet me persona ende të paidentifikuar me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, ka qenë një nga personat i cili ka paguar për një pjesë të sasisë së lëndës narkotike të llojit “kokainë” si dhe ka udhëtuar nga Shqipëria me drejtim Hamburgun, Gjermani për të nxjerrë lëndën narkotike nga kontejneri në të cilin ishte vendosur kokaina. 

Kjo dosje na dha një pjesë të vogël të asaj se çfarë ndodh në një qytet si Vlora, cilat janë grupet kriminale rivale, konfliktet që ata kanë , personat e përfshirë, rolin e policisë, rrugët e trafikut të drogës. Por nuk jap tablonë e plotë se cilat janë grupet e tjera që ushtrojnë aktivitet në qytet dhe interesat e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy