
Japonia është duke luftuar me plakjen masive të popullsisë dhe rënien e numrit të lindjeve, ndërsa ka hartuar një strategji të re që kombinon përdorimin e inteligjencës artificiale dhe emigracionin që të lehtësojë mungesën kritike të punëtorëve.
Sektorët që kanë nevojë të menjëhershme për krah pune janë infermieria dhe kujdesi për të moshuarit, teksa në vitin 2023 mungesa akute e fuqisë punëtore u ndie edhe në arsim.
Mungesa të mëdha shihen edhe në sektorin e transportit sa i përket shoferëve të kamionëve dhe taksive, autobusëve dhe trenave sepse oferta për fuqi të punëtore është shumë e kufizuar.
Ekspertët e fushës thonë se politikat për të inkurajuar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë nuk kanë pasur një ndikim.
Dy platforma janë në tryezat e politikanëve të lartë vendas për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike thithja e krahut të punës me anë të emigracionit dhe investimit te Inteligjenca artificiale.
Japonia është lider botëror në robotikë dhe investimet në Inteligjencën Artificiale do të ulë kostot e pagave të kompanive.
Popullsia e Japonisë po zvogëlohet në një shkallë të barabartë me humbjen e një qyteti me madhësinë e Frankfurtit çdo vit. Robotët tani janë kamarierë nëpër shumë restorante dhe kjo teknologji po adoptohet nga qytetarët. Hapi tjetër është investimi në Inteligjencën Artificiale që do të ishte zgjidhje për një shoqëri në plakje.
Qeveritë lokale kanë filluar të investojnë në projekte të inteligjencës artificiale shuma të vogla për të zgjidhur problemet në arsim dhe transport, shkruajnë mediet vendase.



