Kolumbia heq gjobat për përdoruesit e vegjël të drogës

Kolumbia heq gjobat për përdoruesit e vegjël të drogës

Autoritetet kolumbiane do të heqin gjobat për konsumimin e sasive të vogla të drogës, si pjesë e një ndryshimi në luftën kundër trafikut të drogës në prodhuesin më të madh të kokainës në botë.

Një dekret i qeverisë me përmbajtje legjislative i nënvizuar të shtunën nga mediat e vendit të Amerikës Latine parashikon heqjen e gjobave për posedimin e “substancave narkotike ose psikoaktive” të destinuara për përdorim personal dhe jo për shitje.

Masa nuk ndryshon dënimet, të cilat shkojnë deri në 20 vjet burg, sipas ligjeve të trafikut të drogës në Kolumbi, por i jep fund praktikës së gjobave policore prej rreth pesëdhjetë dollarësh për përdoruesit e drogës.

Duke qenë se “Kushtetuta lejon posedimin e dozave për përdorim personal, veprimi i policisë nuk duhet të përqendrohet në ndjekjen penale të përdoruesve të drogës, por te baronët kryesorë të drogës”, shpjegoi Presidenti Gustavo Petros përmes platformës X.

Dekreti i datës 7 dhjetor e quan “të domosdoshëm” “shmangien” e kriminalizimit të përdorimit të sasive të vogla të drogës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy