
Ish-kryebashkiaku i Teheranit dhe zëvendëspresidenti i Iranit Mohammad Ali Najafi u dënua me vdekje për vrasje në shkallë të parë të gruas së tij, aktores Mitra Ostad, në fund të majit që shkoi. Kështu njofton zëdhënësi i gjyqësorit të Republikës Islamike, Gholamhossein Esmaili, sipas televizionit shtetëror. Najafi kishte rrëfyer për krimin e tij në TV live. Dënimi u dha për "vrasje me paramendim", bashkë me dy vjet burg shtesë për "armëmbajtje pa leje". Najafi, 67 vjeç, ka të drejtë të apelojë dënimin në Gjykatën E Lartë brenda 20 ditëve. Gjatë gjyqit, i cili filloi këtë muaj, ai rrëfeu për krimin, duke thënë se ai kishte vepruar pasi zbuloi një lidhje jashtëmartesore të gruas së tij, me të cilën u martua në martesë të dytë pa u divorcuar nga gruaja e tij e parë. Pavarësisht se është e ligjshme, poligamia kritikohet vazhdimisht në Iran.



