Ish-drejtori i Transportit në Sarandë në një intervistë për mediat greke, për akuzat që janë ngritur ndaj tij nga autoritetet greke, thotë se ky është një rast që duhet për t’u shfrytëzuar politikisht dhe me qëllim që të dëmtojë kryeministrin Edi Rama.
“E gjithë historia, siç mësova nga avokati im Alexis Kougias, është e sajuar dhe nuk ka prova kundër meje, por vetëm një skenar i ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht pa lidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai person kishte sjellje të jashtëligjshme. Jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është avokat, është anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, thotë Balili, shkruan “Ethnos.gr”.
I ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit” refuzoi akuzën shumë të rëndë kundër tij, përpiluar nga DEA.
“Kjo është akuzë arbitrare që jep për mua policia greke dhe qëllimisht çorienton drejtësinë greke madje duke u përpjekur të mashtrojnë edhe drejtësinë shqiptare”.



