Thënia se fëmijët e parë janë më të zgjuar ka më në fund një shpjegim shkencor. Një studim i kryer nga Universiteti i Edimburgut ka arritur në përfundimin se fëmijët e parë janë më inteligjentë se vëllezërit dhe motrat që vijnë pas tyre, kjo sepse ata marrin stimuj mendorë nga prindërit në vitet e para të jetës.
Konkluzionet u arritën pas studiuesit analizuan të dhënat e rreth 5 mijë fëmijëve, të cilët iu nënshtruan disa testeve. Të gjithë fëmijët e analizuar kishin marrë të njëjtin support emotive, por mesa duket prindërit kishin kaluar më pak kohë me aktivitetet që stimulojnë trurin e më të vegjëlve, si leximi, muzika dhe aktivitetet e tjera.
Ndërkohë u vu re se pas fëmijës së dytë, prindërit bëheshin më të predispozuar për sjellje të dëmshme si duhanpirja.
Studime të mëparshme kanë treguar se fëmijët e parë kanë më shumë sukses dhe janë më ambiciozë.



