Skenari i vrasjes dhe akuzat për kallëzim të rremë, gjykata shpall të pafajshëm Tom Doshin (VIDEO)

Skenari i vrasjes dhe akuzat për kallëzim të rremë, gjykata shpall të pafajshëm Tom Doshin (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili tre vite më parë denoncoi një skenar të organizuar për eliminimin e tij fizik. Vendimi i ka dhënë fund gjykimit me procedurë të të shkurtuar për akuzën e kallëzimit të rremë ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe shtetasit Durim Bami.

Mësohet se gjykata ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frrokun dhe Durim Bamin.

Por pavarësisht vendimit, Frroku nuk do të vuajë dënimin me burg, pasi për 1 vit dhe 4 muaj do të jetë në dispozicion për shërbim prove. Po ashtu, edhe Durim Bami e ka shlyer tashmë këtë dënim me periudhën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpie.

Sipas organit të akuzës, i cili ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për secilin, tre personat e mësipërm kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat, që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij dhe ishte organizuar nga kreu i LSI-së në atë kohë, Ilir Meta. Doshi publikoi një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy