"Huawei" me dorë të hekurt, ndëshkon dy punëtorë, postuan urimin e Vitit të Ri në "Twitter" nga iPhone

"Huawei" me dorë të hekurt, ndëshkon dy punëtorë, postuan urimin e Vitit të Ri në "Twitter" nga iPhone

Dy punonjës të "Huawei" që dërguan një mesazh nga llogaria "Twitter" e firmës kineze të telekomit duke përdorur një pajisje iPhone janë dënuar, thuhet në një memo kompanisë.

Postimi kishte të bënte me një urim për Vitin e Ri, "Happy#2019" duke e shfaqur nëpërmjet "Twitter" përmes iPhone.

Kompanitë kineze vazhdimisht janë përpjekur që t’i pajisin punëtorët me telefona Huawei, duke i mbajtur larg prodhimeve të kompanisë rivale, Apple.

Të premten, një raport nga agjencia e lajmeve Reuters duke përmendur një memo të brendshme të kompanisë tha se stafi i Huawei pasti ishte ulur dhe do të merrte paga të reduktuara.

Mesazhi i vitit të ri u hoq shpejt nga faqa zyrtare e Huawei, por u nda nga përdoruesit e faqes së medias sociale, shkruan BBC.

Memorandumi tha se incidenti, i cili ishte i lidhur me "problemet VPN" me një kompjuter desktop, "kishte shkaktuar dëme në markën Huawei", raportoi Reuters.

Vitin e kaluar, Huawei ia zuri vendin e dytë kompanisë amerikane, Apple, për numrin më të madh të pajisjeve të shitura, ndërsa në vendin e parë radhitej kompania Samsung.

Mesazhi për vitin e ri ishte fshirë shpejt nga rrjeti social, por përdoruesit e internetit e shpërndanë atë brenda pak minutash.

Kompania po kërkon nga punëtorët që të solidarizohen me shefen e kompanisë, e cila ishte arrëstuar më 1 dhjetor të vitit të kaluar në Kanada.

Bizneset kineze kanë tentuar të inkurajojnë punonjësit për të zgjedhur produktet Huawei mbi Apple në një lëvizje për të treguar solidaritet me zyrtarin kryesor financiar të kompanisë, Meng Wanzhou, i cili u arrestua në Kanada më 1 dhjetor.

Zonja Meng përballet me ekstradimin në SHBA me akuzat për thyerjen e sanksioneve të Iranit . Rasti ka shtuar tensionet midis SHBA dhe Kinës.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy