Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

 Deri në mesditë vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dukshme në veri-veriperëndim të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin, shirat do të jenë rrebeshe të shoqëruar me stuhi të forta ere dhe rrufe. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga shira me intensitet mesatar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy