Në shkurt 2025, Posta Shqiptare sha shpalli tenderin me objekt “Blerje motorçikleta elektrik”, me fond limit 150 milionë lekë. Tenderi u fitua nga shoqëria ISEC shpk që ofertoi 132 milionë lekë, 2.1 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët. ISEC SHPK është shoqëri e themeluar në vitin 2014 dhe dhuruar në 2015 shtetases Arsona Hoxhaj, motrës së Aleksandri Vasilit, dhëndrit të ish zyrtarit Kujtim Qefalia.

Sipas kritereve të veçanta të tendrit, “kapacitetit teknik” një shoqëri për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, duhet të paraqesë pranë autoritetit kontraktor dëshmitë e mëposhtme:

Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave të mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 39 % të vlerës së përllogaritur të kontratës, që prokurohet.

Vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. b)

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Nga verifikimi i Ekstraktit të Shoqërisë në QKB, objekti i shoqërisë është shumë i zgjeruar por motorrat elektrikë nuk përmenden fare në ekstrakt si fushë veprimtarie e ISEC shpk. Në objektin e veprimtarisë së këtij subjekti përfshihet vetëm termi pajisje elektrike. Pra pajisje elektrike, jo mjete elektrike. Në praktikë operatorë të ndryshëm janë skualifikuar në rastet kur nuk e kanë të parashikuar në objektin e veprimtarisë saktë objektin e tenderit.

Nga verifikimi që Xhadat bënë nuk ka asnjë kontratë të ngjashme në sektorin publik me këtë objekt nga kjo shoqëri, ndonëse tenderat e fituar prej saj kapin vlerën 14.4 miliardë lekë.

Fakti që nuk ka përfituar asnjë tender me këtë objekt, pavarësisht se nuk kemi info për punë të ngjashme në privat si dhe shoqëria nuk ka të specifikuar në ekstrakt si shërbim motocikletat elektrike, do të thotë se ajo përfituar 132 milionë lekë në shkelje të ligjit.