Xhadat- Vrasja te “Ura e Dajlanit” thjesht rriti çmimin e prostitutave (VIDEO)

Xhadat- Vrasja te “Ura e Dajlanit” thjesht rriti çmimin e prostitutave (VIDEO)

Emisioni investigativo-satirik “Xhadat” ka nisur sezonin e ri në ekranin e televizionit MCN. Mes satirës së mprehtë me të cilën fshikullon  politikën dhe realitetin, “Xhadat” është shndërruar në programin ku çdo shqiptar gjen veten. Hallet e përditshme të qytetarëve nga çdo cep i Shqipërisë janë puna e përditshme e gazetarëve të këtij emisioni.  

Në muajin maj ‘’Xhadat’’ denoncuan ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Përmes kamerave të fshehta, emisioni tregoi me fakte që ky aktivitet kryhej në mes të kryeqytetit mbrapa ‘’Muzeut Kombëtar’’ dhe në zonën e ‘’Urës së Dajlanit’’në Durrës.

Jehona e kësaj ngjarje , do të pasohej nga një ngjarje e rëndë. Në dy gusht poshtë kësaj ure u gjet pa shenja jete një vajzë e re, e cila sipas policisë u abuzua dhe u vra nga tutorët e saj.

Në një dalje për mediat, pas ngjarjes policia premtoi se do të ndalonte ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit në qytetin bregdetar.

Por, pavarësisht denoncimit,  ngjarjes së rëndë, dhe premtimit të policisë, “Xhadat” faktoi se ky aktivitet vazhdon. Thjesht çmimet e shërbimeve seksuale tashmë gati janë dyfishuar. 

Në shtator gazetarë të infiltruar si klientë faktuan që ky aktivitet vazhdon të ushtrohet ende poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy