Urban Band i zhgënjyer nga “Festivali i Këngës”: Na klasifikuan si “Best New Artist”, me mbi 10 vite përvojë në muzikën rok

Urban Band i zhgënjyer nga “Festivali i Këngës”: Na klasifikuan si “Best New Artist”, me mbi 10 vite përvojë në muzikën rok

Grupi “Urban Band” në Stay Tuned, ndau për shikuesit eksperiencën e tyre jo fort të mirë muzikore, teksa në edicionin e 61-të të “Festivalit të Këngës”, morën pjesë me këngën “Në çdo hap”.

Vokalisti Endrik Beba rrëfeu se prej Festivalit dolën jo pak të zhgënjyer pasi për befasi të tyren ata u renditën në kategorinë “New Artist”, edhe pse prej 10 vjetësh janë pjesë e muzikës rok.

Festivali i 61-të i këngës në RTSH na dha një shije pak të hidhur se si u trajtuam sepse u cilësuam në kategorinë “Neë Artist”, ndërkohë ne kemi rreth 10 vite eksperiencë.

Kjo na vrau pak, plus që kenga ka pasur një artileri bashkëpunëtorësh shumë profesionist këngëtar dhe krijues prapa saj, Gent Bushpepaj, Kelly-tekstin, Klodi Rexhepaj kompozimin së bashku me Gentin, d.m.th. një këngë nga fillimi deri në fund rok dhe ka emra shumë të mirëfilltë të muzikës rok. Dhe thjesht ideja të merrnim këtë çmim, u duk pak ishte një fryt i vështirë për tu kapërdirë.

Fillimisht ishim të mërzitur, pastaj e kaluam me të qeshur, e morëm me sportivitet, menduam të bëjmë performancën tonë. Patëm një përballje  me njërin nga organizatorët dhe ishte një pyetje shoqërore, dhe e pyetem thjesht pse jemi klasifikuar si “New Artist” dhe përgjigja ishte që përderisa grupi “Urban Band”, ka një vokalist të ri dhe tani ke një grup bashkim të ri.

Po mua më lindi pyetja se nëse p.sh. Aleksandër Gjoka, Aurela Gace, Eli Fara vendosin të bëjnë një grup, janë Neë Artist ata?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy