Ka shumë raste kur njerëzit përpiqen t'i largohen realitetit, por inxhinieri Giorgio Rosa pati guximin të bënte më shumë se kaq. Ai dizajnoi dhe ndërtoi ishullin e tij personal në afërsi të bregdetit italian.
Në fund të viteve 1960 Rosa, vendosi të merrej me projektin e tij të ri, që quhej “Ishulli i trëndafilave”, si një simbol i lirisë. Roza kishte dëshirë të krijonte një lloj utopie, ku nuk do të ekzistonin normat, prandaj ai mori dhe nofkën “Princi i anarkistëve”.
Projekti ishte një platformë prej 400 m2, 26 m mbi nivelin e detit Adriatik në veri të Italisë. Në ishull ndodhej një bar, restorant, një dyqan me dhurata dhe një zyrë postare.
Në vitin 1967 Rosa filloi të eksploronte mundësinë për ndërtimin e një kombi të pavarur jashtë territoreve bregdetare të Riminit. Ideja e tij u konsiderua si çmenduri dhe që nuk do të mund të realizohej kurrë, pasi për të bërë një ndërtim të tillë do të duheshin shumë njohuri dhe një planifikim shumë i detajuar.
Pavarësisht kësaj inxhinieri italian vendosi të nisë projektin së bashku me një grup miqsh dhe punëtorësh. Projekti ishte kaq inovator saqë dhe teknologjia që u përdor për ta ndërtuar u krijua nga vetë Rosa. Ndërtimi i platformës ishte shumë i vështirë pasi pati shumë stuhi që janë të zakonshme për atë zonë, por pavarësisht kësaj u përfundua brenda gjashtë muajve.
Platforma ndodhej 12 km në largësi të bregut, larg ujërave territoriale italiane, një largësi që i mundësonte autonominë. Pak kohë pas inaugurimit Rosa deklaroi pavarësinë e ishullit, e quajti Republika e Ishullit të trëndafilave dhe për më tepër u vetëshpall president i shtetit të ri.
Ishulli arriti të tërhiqte vëmendjen e shumë mediave italiane, sidomos të turistëve të rinj, saqë qeveria italiane vendosi të krijonte disa thashetheme, për të frenuar interesin e turistëve. Ndër thashethemet që u përhapë ishte se në ishuj kishte drogë dhe aktivitete të tjera ilegale.
Megjithatë thashethemet nuk arritën që të ulnin interesin e njerëzve, por e bënë ishullin edhe më të famshëm. Më 24 qershor 1968, pas shpalljes së pavarësisë , forcat ushtarake italiane arritën në platformë dhe morë kontrollin. Një muaj më vonë forcat ushtarake e shkatërruan strukturën me dinamit. Më pas ishulli u mbyt tërësisht dhe nga jë stuhi. Rosa gjithmonë tha se ishte e drejta e tij për të ndërtuar ishullin dhe se nuk kishte thyer asnjë ligj.
Historinë e tij mund ta gjeni dhe si film në platformën kinematografike Netflix./Culturizando/



