Vrau shokun e tij mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Vrau shokun e tij mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Mehmet Qemës. 

Mësohet se Marjus Dema, shok me viktimën është paraqitur në polici. Po ashtu është vetëdorëzuar dhe Frenkli Myftari.

Mësohet se ata janë vetëdorëzuar pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e '5 majit'.

Autori, Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë.

Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumb në gjoks që ka rezultuar fatal.

Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale.

Shpesh herë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy