Nga ligji për sponsorizimet te rihapja e basteve/ Duka: Taksat të shkojnë për sportin!

Nga ligji për sponsorizimet te rihapja e basteve/ Duka: Taksat të shkojnë për sportin!

Presidenti i FSHF-së Armand Duka foli në emisionin "Skaner" në MCN Tv mbi ligjin për sponsorizimet që sipas tij do t'i jepte një frymëmarrje të rëndësishme sportit.

Duka theksoi edhe njëherë nevojën për gjetjen e burimeve të tjera të financimit për sportin, duke sjellë në vëmendje kontributin që mund të japin paratë e taksave që burojnë nga bastet sportive.

Ligji i sponsorizimit është një gjë afatgjatë, e prodhuar nga të tjerët. Do t'i jepte një frymëmarrje të rëndësishme sportit. Ne e kemi kopjuar ligjin hungarez, por në nivele shumë më të ulëta. Po ta shohim ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në Hungari, Kosovë. Edhe në Gjermani ka një ligj të tillë. Nuk e di pse nuk e bën Rama, duhet pyetur qeveria, mbase e ka në planet e saj, por është premtuar se do bëhet. Po padyshim që do cenohet pak buxheti. Nga buxheti do dalin paratë për zhvillimin e sportit, kulturës, bujqësisë. Nëse s'e duam sportin atëherë të themi që Shqipëria s'do ketë sport".

Duke u ndalur te rihapja e basteve sportive, Duka tha:

Kjo nuk do të thotë që të mos kërkojmë burime të tjera financimi për të mirën e sportit. Bastet sportive janë aktivitet real që ekziston në Shqipëri dhe nuk paguan taksa, ose i paguan në duar të paligjshme. Ne themi le të vijnë këto taksa në futboll, aq sa të jenë të jenë. Edhe në takimin që kemi patur me kryeministrin ne kemi thënë që ne nuk mendojmë se me të ardhurat nga taksat e basteve do lulëzojë sporti, por një ndihmë do të jetë.  Mbetet në dorën e qeverisë si do ta miratojë. Unë e kuptova që të gjitha të ardhurat do të shkojnë për kulturën dhe sportin. Pastaj duhet të ketë akte nënligjore që të mos mbeten në dëshirat e njërit apo tjetrit, por të jenë të mirëpërcaktuara".

Duka tha se FSHF nuk ka pasur kontribute nga shteti përgjatë këtyre viteve, por nuk mohoi bashkëpunimet pozitive për ndërtimin e disa stadiumeve, të cilat sipas tij nuk mjaftojnë për zhvillimin e futbollit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy