Rama: Akademia e Shkencave është kthyer në kufomë të vetvetes

Rama: Akademia e Shkencave është kthyer në kufomë të vetvetes

Kryeministri Edi Rama ka nisur një bashkëbisedim me reformatorët e Akademisë së Shkencave. Në fjalën e tij në nisje të këtij takimi, Rama tha se Akademia është kthyer në kufomë të vetvetes dhe nuk reflekton më as vizionin e etërve që e themeluan.

Pjesë nga fjala e Ramës: Unë kam kërkuar reformimin e ASH si një proces që në këndvështrimin tim duhet të vinte në udhën e një reflektimi brenda jush, brenda gjithë trupës së përfshirë në këtë institucion me propzime konkrete mbi të cilat pastaj ne do të mund të zhvillonim një diskutim të përbashkët për një sintezë të arsyeshme në funksion të transformimit të domosdoshëm të këtij institucioni në diçka tjetër.

E vërteta është që pavarësisht ftesës dhe përpjekjes sonë, ne nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces dhe që të na përfshinte në këtë proces ku humbëm, humbët më shumë se një vit, në një inerci që është inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që dikur u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent për të mos thënë brengë për të gjithë ata që e themeluan ASH dhe i dhanë asaj shkëlqimin e autoritetit të tyre.

Kjo situatë na ka shtyrë të çojmë përpara idenë e refuzimit për ta finacuar më tutje këtë institucion em paratë e taksapaguesve dhe sic e kam thënë në diskutimin që kemi pasur më parë, e vëreteta është që ASH sot është kufoma e vetëvetes, ajo nuk reflekton as vizionin e etërve themelues dhe më vjen mirë që kam përballë një ndër studiuesit më të nderuar Luan Omarin, i cili është edhe një dëshmitar i gjithë rrugëtimit të këtij institucioni dhe rrënimit të këtij institucionit. ASH nuk ka arritur të reflektojë në asgjë ndryshimet që kanë ndodhur dhe transformimin epokal të botës shqiptare nga një botë e mbyllur dhe e centralizuar në një botë që është shumë më e madhe se kufijtë e Shqipërisë sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy