Nënkryetari i bashkisë Vlorë, Klevis Kaso, shpalljen e qytetit bregdetar, si qyteti europian i sportit për vitin 2024, e sheh si vlerësim për qytetin dhe bashkinë.
E kemi marrë dhe si sfidë për të zgjeruar turizmin sportiv, që më parë nuk mendohej se mund ta kishim.
Vitin e kaluar kemi bërë kërkesë në Parlamentin Europian, për të qenë pjesë e qytetit europian të sportit dhe u shpallëm fitues në dhjetor të vitit 2023.
Çdo tre muaj bëhet një raportim në Parlamentin Europian. Duhet të ketë një larmishmëri të madhe të aktiviteteve, por dhe cilësi brenda këtyre aktiviteteve.
Aktivitetin e parë e kujdesëm në detaj për të qenë sa më profesional, kishte dhe një festival shumë të madh me këngëtarin Alban Skënderaj.
Kemi marrë angazhimin për të pasur aktivitete shumë të mëdha, do të ketë dhe sportistë dhe atletë nga gjithë Europa që do të performojnë në qytetin tonë.
Kemi maratonë ku do të ketë 2000 atletë, freth 300 të huaj. Në Kaninë do mbahet një garë me biçikleta, festival sportiv për çeljen e sezonit turistik.
Duke folur për MCN Live, Kaso tha se gjithmonë Vlora ka pasur marrëdhënie të mira me federatat sportive dhe Komitetin Olimpik, duke vlerësuar kreun e KOKSH Fidel Ylli, që Vlora të jetë qyteti europian i sportit.
Ne duam të kemi një turizëm gjithë vjetor dhe duhet të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm për ta shtyrë turizmin gjithë vitin, një nga mënyrat është edhe turizmi sportiv që fillon nga marsi deri në nëntor.
Duam që jehona e një qyteti kaq të bukur si Vlora, të përhapet sa më gjerë.
Me këtë lloj titulli duam që aktivitetet ti bëjmë gjithë vjetore në qytetin tonë.



