Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë javës

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë javës

Kjo javë që presim përpara do të jetë me moti të paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura (nuk do të mungojnë orët me kthjellime)  shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Për ditën e sotme pritet që moti të jetë kryesisht i vranët por edhe alternime kthjellimesh në orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e juglindjes priten reshje të dendura dëbore. 

Reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar rikthehen ditën e Mërkurë ndërsa në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 500 metër reshje të dendura dëbore dhe në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 800metër. 

Për ditën e Enjte dhe të Premte pritet që moti të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Premte në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy