
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK). Kështu ka deklaruar ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, i cili ka thënë se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe se projektligji do të kalojë në qeverijo më larg se në muajin Prill. E meqë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve jo shumicë (duke përfshirë edhe Listën Serbe e cila po vazhdon ta kundërshtojë bërjen e ushtrisë), berisha than ë një intervistë për gazetën Zëri se konsensusi politik, veçmas me Listën Serbe, mbetet sfidë më vete.



