Pastrimi i parave, Musaj: Rritja e çmimeve, proporcionale me futjen e kapitalit gri (VIDEO)

Pastrimi i parave, Musaj: Rritja e çmimeve, proporcionale me futjen e kapitalit gri (VIDEO)

9 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që shumica e institucioneve ndërkombëtare në raportetet e tyre referuar Shqipërisë vërejnë si shqetësuese fenomentin e pastrimit të parave.

Doriana Musaj, urbaniste, thotë se pastrimi i parave përmes ndërtimit ka rritur çmimet, por nga ana tjetër krijon pasiguri edhe te ata që duan të blejnë një shtëpi.

Sektori i ndërtimit përdoret kudo për pastrimin e parave. Në Shqipëri, vitet e fundit ka një bum ndërtimesh dhe ka të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar se po përdoret për pastrim. Janë dy komponentët që lehtësojnë: mungesa e transparencës dhe centralizimi i pushtetit. Nuk di të ketë studim për sektorin e pastrimit të parave. Si preket qytetari? Nëse kemi një objekt që nis me 100 mijë lekë të reja dhe vazhdon me një leje ndërtimi që kushton. Nëse kompania gjatë procesit kapet nga SPAK dhe bllokohet, çfarë ndodh me ata familjarë që kanë paguar paratë. nuk ka garanci nga ana e institucioneve shtetërore. Kjo prek të gjithë aspektin social e familjar. Nëse je poshtë 5 mijë metra katror, lejen ta jep bashkia, nëse je më shumë, ta jep bashkia.

Musaj tha se përveç sektorit të ndërtimit ka edhe strategji të tjera, përmes të cilave pastrohen paratë e pista.

Nëse shuma është shumë e madhe dhe kërkohet kohë e shkurtër, atëherë rritet çmimi i shezlongjeve p.sh. Menaxhimi i mbetjeve urbane p.sh. nuk është cekur. Por edhe energjia. Janë qindra leje që po jepen në të gjithë vendin për parqe fotovoltaike. Paraja e pistë ka bërë të papërballueshme jetesën në Tiranë. Rritja e çmimeve është proporcionale me futjen e kapitalit gri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy