
Më shumë se 132 mijë shqiptarë i janë drejtuar shoqërive të mikrokredive për të marrë kredi, jo më për të blerë shtëpi apo për biznes, por për konsum. Ekspertet e financave ngrenë shqetësimin se qytetarwt nuk kanë edukim financiar për kostot reale të kredive për shkak të normave shumë të larta të interesit.



