Miratimi i hartës gjyqësore/ Laska: Deklaratat e Manjës ofendim inteligjence dhe tallje, qytetarët do t’i kthehen kanunit!

Miratimi i hartës gjyqësore/ Laska: Deklaratat e Manjës ofendim inteligjence dhe tallje, qytetarët do t’i kthehen kanunit!

Kryetari i Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, Elton Laska, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi miratimin e hartës së re gjyqësore dhe hapat e radhës të avokatëve, të cilët paralajmëruan dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Laska tha se deklaratat e ministrit Manja ofendojnë inteligjencën e qytetarëve. Ai vuri në dukje se qytetarëve jo vetëm po i hiqet aksesi nga drejtësia, por po demotivohen t’i drejtohen gjykatës, duke paralajmëruar se mund t’i kthehen formave të vjetra si kanunit.

Që në fillim, kur e kemi nisur këtë protestë, kur u ftuam të ulemi në tavolina me KLGJ, e kemi evidentuar se kjo hartë bëhet në këtë formë pasi mungojnë gjyqtarët. Këta i kanë grupuar gjyqtarët. Deri sot kur doli vendimi i Këshillit të Ministrave që shpërfilli protestën tonë. I janë bashkuar protestës sonë edhe qytetarë dhe specialistë të kësaj fushe.  Thënë kështu si e ka thënë Manja është diçka që të ofendon inteligjencën. Marrim shembullin e Krujës, qytetarët e Krujës do shkojnë në Tiranë për të ngritur një kërkesë-padi. Në këtë mënyrë është jo vetëm ofendim për inteligjencën, por është edhe një tallje me qytetarët e këtij vendi. Fakti që po e zhvendos qytetarin nga skajet më të thella dhe po i detyron ta kërkojnë drejtësinë në qendër të Tiranës, jo vetëm i heq aksesin, por edhe demotivon. Nëse atyre i rezulton që është më i shtrenjtë avokati, se sa në qytetin e tij...Nëse do t’i duheshin 6 muaj në qytetin e tij, në Tiranë, do t’i duhet 3 deri në 6 vjet. Jo pa ironi ne kemi thënë që do t’i kthehet kanunit. Do kërkojnë t’i gjejnë me kryepleqësi dhe forma kanunore.

Nuk besoj që ka qytetar që nuk e kupton që vendimi i Këshilli të Ministrave ishte goditje e fundit që iu dha aksesit të qytetarëve në drejtësi. Nëse ne e paralajmëruam, e argumentuam, jo për interesin tonë, se kjo s’cenon punën e avokatit. Çfarë qeveria ka vendosur sot është cenim i pastër dhe shpërfillje e interesit të qytetarëve. Gjykata e Apelit është shembulli më i mirë i dështimit. Kolapsi do jetë edhe te Gjykata e Apelit Civil dhe Penal, që tani do kemi vetëm një në gjithë Shqipërinë. Është marrë ky vendim, me ndikimin me supermaci të liderëve globalë që drejtojnë këtë vend”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy