
Askush që e mbështet Putin nuk është i paprekshëm! Kështu deklaroi ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, në fund të ECOFIN, Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare është përgjegjës për politikën e Bashkimit Europian.
Ne besojmë se sanksionet duhet të ushtrojnë presion maksimal mbi Putinin, ne e kemi izoluar kryesisht Rusinë ekonomikisht, financiarisht dhe politikisht dhe sanksionet e vendosura nga BE-ja tashmë kanë efekte të mëdha mbi Moskën, në një shtrirje historike.
Lindner shtoi se Berlini është i hapur për sanksione të mëtejshme, por citoi se ka një marrëveshje në Bashkimin Europian, në mënyrë që të shqyrtohet me shumë kujdes se çfarë efektesh ka secili hap i ndërmarrë.



