“90 minuta janë të gjata në San Siro”

“90 minuta janë të gjata në San Siro”

Ventura thotë se në “San Siro” 90 minuta janë shumë dhe se Italia mund ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë.

Seleksionuesi i Italisë, Gian Piero Ventura, ka thënë se përfaqësuesja e tij do të mundohet të kualifikohet në Kupën e Botës “duke luajtur futboll”, pas një ndeshjeje të parë të tensionuar të barazhit kundër Suedisë.

Ventura, 69-vjeçar, që është seleksionuesi më i vjetër në histori të Italisë, ka thënë se do t'i duhej me muaj të dëgjonte të gjitha këshillat që ka marrë ndërsa Italia po mundohet të përmbysë disavantazhin prej 1:0 pas humbjes së pësuar të premten në ndeshjen e parë në Stockholm.

“Do të ndryshoj diçka. Ne jemi Italia dhe nëse kualifikohemi atëherë do të pëlqeja të thoshim se e kemi arritur këtë duke luajtur futboll”, tha Ventura.

“Duhet të luftojmë dhe të lëmë gjithçka sonte në fushë. 90 minuta në San Siro janë shumë të gjata”, shtoi ai.

Humbja 1:0 e ka lënë Italinë në rrezik të humbasë Kupën e Botës për herë të parë pas 60 viteve dhe tensionet para ndeshjes së kthimit të hënën mbrëma (20:45) në “San Siro” në Milano janë të qarta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy