Prokurori Arben Kraja emërohet drejtuesi i SPAK (VIDEO)

Prokurori Arben Kraja emërohet drejtuesi i SPAK (VIDEO)

Këshilli i Lartë i prokurorisë ka emëruar Arben Krajën si drejtues të ri të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP ndërsa mundi në këtë garë dy kandidatët e tjerë Ervin Kondili dhe Altin Dumani. Ai do të drejtojë për 3 vitet e ardhshme këtë institucion, i cili krijohet për herë të parë pas ndryshimeve kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Kraja, i njohur si prokurori i çështjes së rrugës Durrës-Kukës, deklaroi gjatë prezantimit të platformës së tij një ditë më parë se Prokuroria për Krimet e Rënda ka dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta apo atij të krimit të organizuar. “Struktura duhet të jetë e plotë dhe funksionale, duhet krijuar Qendra e Përgjimeve, që do fonde të konsiderueshme”, tha ai.

Arben Kraja njihet si prokurori që ka hetuar kryedemokratin Lulzim Basha, i cili asokohe mbante postin e ministrit të Jashtëm për aferën e rrugës së Kombit (Durrës-Kukës). Gjithashtu Kraja ka hetuar edhe dosjen e Armando Prengës për incidentin e Lagunës së Patokut të ndodhur në shtator të 2015.

Tanimë prokurori Kraja ka në ‘duar’ dosjen e kandidatit socialist për Shkodrën, Valdrin Pjetrin, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Arben Kraja, i sapo zgjedhuri në krye të SPAK është shprehur se qytetarët nuk duhet të kenë besim tek ai pasi do të bëjë gjëra të mira.

Në një prononcim për mediat, Kraja u shpreh se do të tregohet i ashpër me të gjithë ata që do të shkelin ligjin.

“Falenderoj të gjithë anëtarët, edhe ata që s’më votuan. Qytetarët të kenë besim pasi do të bëjmë gjëra të mira. Do jem i ashpër me këdo që shkel ligjin,”- u shpreh Kraja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy